Shënohet viktima e 30 nga koronavirusi në Shqipëri
Politikë E Martë, 28 Prill 2020 10:01
Mëngjesin e sotëm është regjistruar një tjetër viktimë nga koronavirusi ku burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 52-vjeçar nga Kruja.
Kjo ka bërë që deri më tani numri i viktimave në vendin tonë që prej nisjes së pandemisë të shkojë në 30.
Mësohet se pacienti ndodhej prej ditësh në reanimacion dhe ka ndërruar jetë sot në mëngjes
Burri vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.