Sherefedin Shehu, kandidati i PD-së për Kryebashkiak të Dibrës

PD, duket se nuk po humbet asnjë moment për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Dibrës. Për këtë, ajo mësohet se ka përzgjedhur edhe kandidatin e saj. Burime të konfirmuara bëjnë të ditur se kandidat i PD-së për kryebashkiak në Dibër, do të jetë Sherefedin Shehu.

Sherefedin Shehu, aktualisht është deputet i kësaj partie, i zgjedhur në qarkun e Dibrës.

Sa i përket pasuesit të deputetit Sherefedin Shehu në organin legjislativ, pritet të konfirmohet nëse do të jetë Ekrem Spahia, i radhës në listën për deputetë në atë zonë, apo emri tjetër që përflitet, Dhurata Çupi, që siç bëhet e ditur mund të marrë mandatin e Shehut për shkak të plotësimit të kuotave gjinore në zonën e Dibrës për Partinë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet në Dibër mbahen pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili, për shkak të videoskandalit ku shfaqej të kërkonte favore seksuale për një vend pune të ofruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti i PD Sherefedin Shehu, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte shqyrtuar projekt ligji "Per percaktimin e formes dhe struktures se formules se privatizimit te shoqerise "Albpetrol" sh.a. Patos".

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?