Sherr i madh me disa persona në një lokal në Tiranë, plagoset me armë 39-vjeçari

Plas sherri mes disa personave në një lokal nate në Tiranë në orën e para të mëngjesit.

Nga ky sherr masiv një 39-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Policia e Tiranës bën me dije se 39-vjeçari Sh. Metoli, ka shkuar në spital në këmbë, ndërsa aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Sherri ka ndodhur në një lokal në afërsi të Saukut dhe dyshohet se ka nisur për një vajzë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

SHKARKO APP