Sherr live me Sali Berishës dhe gazetarit Artan Hoxha

Sherr live. Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur LIVE me gazetarin Artan Hoxha në emisionin e gazetares Eni Vasili në News24. Teksa në studio po diskutohej çështja e Artur Meçollarit, njërit prej anëtarëve të grupit negociator për kufirin me Greqinë, ka ndërhyrë me telefon ish-kryeministri i cili gjatë ditës tha se personi në fjalë është larguar nga detyra si spiun për palë të tjera.

Berisha u është përgjigjur akuzave të gazetarit Artan Hoxha se në 2009-ën grupi negociator u mbajt sekret. Ish-kryeministri e quajti Hoxhën “një gënjeshtar të paskrupullt” dhe që sipas tij“është i akuzuar se në Itali ka vrarë një dëshmitar”.

“Ai sjell në studio trillime dhe mashtrime të paskrupullta. Nuk ka asgjë të vërtetë përveç shpifjeve të tij. Grupi negociator ka dalë disa herë. Kur njerëz apo përfaqësues të organizatave kriminale dalin në TV dhe akuzojnë është e turpshme” – tha Berisha. Ka reaguar menjëherë gazetari që ka kujtuar nga çështje si “21 janari” deri te vrasjet në Tropojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati

Swiss Digital Mobile Reklama

Sali Berisha: Ky informacion është botuar në të gjitha mediat dje dhe është konfirmuar sot nga Sali Berisha, pasi këtë ma kanë konfirmuar gjeneralë të ushtrisë shqiptare dhe në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes që tha se ai është larguar nga FA. Ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor. Artan Hoxha ti je një gënjeshtar dhe sharlatan. Ti je është bashkëpunëtor bandash dhe vrasës.

Artan Hoxha: Çdo shantazh dhe presion i joti nuk më tremb dot. Ti kam nxjerrë kufomat e tua nga varri. Ti nuk më tremb mua. Nuk më ke trembur dot asnjëherë. Më mbron e vërteta.
Sali Berisha: Ti merresh me trillime dhe mashtrime…

Artan Hoxha: I zgjidhim herës tjetër. Ti je hijeks i Azem Hajdarit…

Sali Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.

Artan Hoxha: Po po, jam… Sali Berisha, Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit.

Sali Berisha: Je i pafytyrë që përdoresh nga çdo bandë dhe flisni për çdo bandë…
vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?