Berisha akuzon rëndë Taulant Ballën: Keni urdhëruar vrasjen e avokatit në Elbasan!

Sherr i madh në parlament. Berisha dhe deputetët pro tij bllokuan foltoren e parlamentit. Po flitet për Portin e Durrësit. Sipas kryetarit të PD, kjo është vjedhja më e madhe në këto 30 vite.

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është akuzuar për vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

“Shpirti i avokatit Revik Gurra kërkon drejtësi. Ti je akuzuar për vrasjen e tij. Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, një njeri i akuzuar se ka porositur vrasjen në Elbasan, të marrë fjalën këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nxirreni jashtë parlamentit, të shkojë në prokurori. Si ju duket akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Shko dhe përballu me prokurorinë. Mos përdor imunitetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hera e dytë që akuzohesh për vrasje,” tha Berisha.

Kryetarja e Kuvendit nuk i dha fjalën Berishës, që sipas tij, po shkel të drejtat e opozitës për të denoncuar vjedhjen e portit të Durrësit.

Situata është në sherr mes mazhorancës dhe Berishës. Nga ana e tyre deputetit e grupit Alibeaj nuk ndjehen në sallë, por po qëndrojnë duke mos patur guxim të dalin kundër kryeministrit Rama.

Garda ka hyrë në sallën e parlamentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?