Sherr në PS, ish-shefi i hipotekës: Turp t’i vijë Petro Koçit!
Ish-kreu i Hipotekës së Fierit, Ervin Bushi i ka kthyer përgjigje deputetit të zgjedhur socialist Petro Koçi, pasi ky i fundit bëri një analizë paraprake për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Mes të tjerash Bushi thotë se i vjen ndot kur Koçi mohon punët e institucioneve.
Statusi i plotë i Ervin Bushit:
Të nderuar miq, ju përshëndes! Marr shkas sot për të shkruar këtu referuar një deklarimi të bërë nga kryetari i emëruar i Partisë Socialiste Z. Petro. Kërkoj mirëkuptimin tuaj edhe nëse i drejtohem drejtëpërdrejtë Zotërisë, por vendosa ta bëj këtë sepse nuk mund ta lejoj që institucionit të cilin e kam drejtuar që prej 2013-2021 ti njolloset puna dhe hidhet poshtë mundi.
Së pari mendoj që nuk është serioze për familjen politike shkrimi i statuseve të tilla prej tij në të cilat fyhen figura e baltosen personalitete duke vënë si kriter vlerësimi interesat personale dhe duke shkelur me të dy këmbët parimet mbi të cilat mbështetet forca jonë politike. Sa keq kështu kur Kryesia e Ps të sjell për të bërë punë të mira dhe ti smundesh të bësh asgjë! Sa keq kështu kur Kryesia të sjell për të punuar e bashkëpunuar dhe ti vetëm përçan dhe njollos!
Sa keq që në vënd të shohësh se sa shumë është rilindur e lulëzuar qyteti ynë ti dëshiron të shohësh vetëm njolla të errëta! Më vjen ndot kur thua se indikator për humbjen e mandateve apo rezultatin e arritur në zgjedhje ka qënë performanca e Ashk-së Fier! Turp për ty të mohosh rezultatet e punës kolosale të ish Drejtorisë së Aluiznit dhe Ashk-së aktuale Fier! Sa keq më vjen kur mohon totalisht të vërtetën kur thua që Ashk Fier ka pasur performancë të ulët!
Ti zoteri i sjell në krye të partisë në Fier e di mirë që në 2013 Aluizni ka filluar punën vetëm me 800 dosje të legalizuara nga paraardhësit dhe tani meqë nuk e di po ta them se e kemi çuar ne 21.000 numrin e banesave të legalizuara. Nëse e mohon përsëri këtë të sugjeroj të shohësh takimet mediatike për shpërndarjen e lejeve ku sëbashku me Kryeministrin dhe drejtues Socialistë kemi gëzuar më qindra qytetarë!
Meqë unë kam qënë drejtuesi i këtij institucioni që prej 2013 deri me Janar të 2021, më takon mua të ti bëj të qarta disa gjëra meqë e keqja na paska ardhur nga Ashk-ja sipas konceptit tënd! Institucioni i Aluiznit dhe aktualisht Ashk Drejtoria Vendore Fier përgjatë viteve nën drejtimin tim është udhëhequr nga Parimet themelore institucionale duke respektuar ligjin dhe zbatuar atë ashtu siç duhet, pa i hyr në hak askujt që i takonte prona, duke i legaëizuar apo çertifikuar të gjitha ato prona që lejonte ligji, por ama PA BËRË ME PRONË ATË të cilit ligji nuk i jep të drejtë të BËHET PRONAR!
Nën drejtimin tim përgjatë këtyre viteve këto institucione janë drejtuar duke u bazuar në korrektësi dhe pa bërë diferenca midis asnjë qytetari qoftë ky i majtë apo i djathtë pasi institucioni ka detyrimin ti shërbej të gjithë qytetarëve të cilët gëzojnë një të drejtë legjitime tek institucioni! Për këtë arsye ju siguroj se çdo qytetar është pritur dhe sqaruar për çdo problem me devotshmëri, korrektësi dhe seriozitet! Në këto vite drejtimi im në keto institucione është bazuar në vlera të larta morale sepse unë zyrën e institucionit shtetëror e kam parë përherë si të shenjtë, dhe e kam ushtruar këtë funksion me korrektësi maksimale dhe përgjegjësi.
Unë i kam shërbyer detyrës pa cënuar askënd dhe pa përfolur askënd! Drejtoria e Ashk-së Fier deri në Janar të vitit 2021 kur unë u largova nga ajo detyrë është cilësuar si model për arritje të rezultateve të cilat e kanë renditur atë të parën apo të dytën ne rang Republike dhe ky ëahtë fakt i dokumentuar dhe publikuar por këtë e kanë dëgjuar vetëm ata që kanë dashur ta dëgjojnë dhe e kanë lexuar vetëm ata që kanë dashur ta shohin! Kuptohet ti je ai qe ske dashur as ta dëgjosh e as ta shohësh rezultatin! Për këtë arsye thua se Drejtoria ka ndryshuar performancë pas largimit tim! Sa për të qeshur më vjen kur lexoj se vazhdon të thuash gjëra që as vet nuk i beson dhe sa keq me vjen për të gjitjë ata qytetar që janë sorollatur gjatë gjithë kohës se NDRYSHIMIT TËND! Në institucione si Ashk puna matet me rezultate sepse e zeza shkruhet mbi të bardhë, dhe rezultatet e pas Janarit 2021 lënë tmerrësisht për të dëshiruar!
Me vjen keq nëse ndryshimi pozitiv për ty ardhka me këtë rezultat dështak, por jam i sigurt që realisht mund të të duket ndryshim i pa përshkrueshëm sepse ndoshta koha që ju është cënuar shërbimit qytetar mund ti ketë shërbyer interesave të atyre që kërkojnë legalizime pallatesh të ndërtuar mbi lulishte, legalizimin e të cilave nuk e realizuan dot deri me janar te vitit 2021 kur atë Drejtori e drejtoja une!
Kjo mendoj është arsye madhore që të mburrësh një palë e të njollosesh një tjetër! Zotëri unë nuk pëlqej të flas me emra ne rrjete sociale se sështë etike, unë flas sy më sy me kokën lartë me plotë ndërgjegje! Zotëri unë nuk e kam hedhur poshtë asnjëherë besimin që çdo Socialist në Fier më ka dhënë duke me votuar me rezultat diferencues dhe të pa kontestueshëm si Kryetar i Fresh, Kryetar OS, Delegat Kongresi, apo Antar i Asamblesë Kombëtare për dy mandate rrjesht!
Mua me vjen keq për ty Zotëri që duke mos pranuar dot rezultate të tilla fillon dhe nxjerr vrer të pavlerë! Respekti fitohet nuk dhurohet dhe as kërkohet dhe unë të siguroj se kam punuar për të fituar respektin e të gjithë qytetarëve të mirë! Nuk është në parimet e mija që të publikoj të tilla shkrime, pasi problematikat unë mendoj se zgjidhen në bisedime, por ti mor Zotëri me sa po duket e kthen medaljen sipas dritës së diellit TËND!
Më vjen keq kur tjera qëndrime mban në zyrë të Kryetarit të Ps Fier dhe tjera qëndrime shfaq në media e rrjete sociale! Kjo realisht lë shumë për të dëshiruar! Është për të ardhur keq sepse ky reagim nuk mund ti përkoj një socialisti të zgjedhur për të përfaqësuar qytetarët! Edhe për këtë më vjen keq të quaj të zgjedhur sepse është e turpshme që Kryetari i Partisë të votohet aq pak nga Fierakët Socialistë! Pranoje që ke dështuar edhe këtu dhe kjo për paaftësinë tënde drejtuese, menaxhuese, dhe jo për shkak te performancës së Ashk-së që ka qënë në standarte maksimale. Turp për ty që vazhdon të bëhesh qesharak në media duke sulmuar me fjalë ata që smund ti mposhtësh në rezultate!