Sherri në degën e PD në Kurbin, Klevis Balliu: E pajustifikueshme armëmbajtja

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar ngjarjen e rëndë që tronditi degën e PD-së në Kurbin këtë mbrëmje të së hënës. Gjatë emisionit ”Open”, Balliu ka deklaruar se kjo është një ngjarje e pajustifikueshme. Për të është e rëndë jo vetëm për faktin e armëmbajtjes, por edhe të gjuajtjes.

”Cilado qoftë arsyeja, jo vetëm që është shtirë në ajër, por vetëm mbajtja e armës në mbledhje është e rëndë. Do ndërmarrin hapat tona si subjekt. Nuk ka asnjë justifikim sidomos për PD. Asgjë nuk e justifikon, kjo është një çështje parimesh.

Në Kurbin ka një mirëkuptim edhe për problemet që ka pasur PD, ndaj jam i habitur. Duhet parë si ka ndodhur ngjarja dhe gjendja në të cilën ka qenë personi. Megjithatë është e pajustifikueshme. Për PD këto janë një çështje me të cilat nuk ka shaka”- deklaroi Klevis Balliu.

https://kohajone.com/te-shtenat-me-arme-zjarri-mes-demokrateve-ne-lac-policia-shpall-ne-kerkim-nje-person/

SHKARKO APP