”Sherri” në PD me pasoja, për herë të parë PPE i heq të drejtën e votës në Roterdam
Sherri në selinë blu po lë pasoja, pasi Partisë Demokratike i hiqet e drejta për të votuar në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që do të mbahet në Roterdam.
Për herë të parë që kur është anëtarësuar në këtë organizatë politike europiane, PD-ja nuk do të votojë për të zgjedhur drejtuesit e kësaj force politike, përfshirë kryetarin e saj të ri dhe kjo ka gjasa të ndodhë për shkak të konfliktit të brendshëm mes demokratëve.
PPE duke dashur që të mos përfshihet në konfliktin e brendshëm të partisë, nuk ka listuar demokratët në procesin e votimit, të nesërm për shkak edhe sepse pret vendimin e gjykatës për PD.
Në Roterdam ndodhen tre deputetët, Jorida Tabaku si përfaqësuese e Asamblesë së Europës, Albana Vokshi nga Forumi i Gruas së PPE dhe Belind Këlliçi nga forumi Rinor i kësaj organizate.