Sherri për 1 mandatat, Lapaj letër KQZ-së: Të respektohen dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur
Një mandat dhe një tufë me kandidatë që synojnë ta marrin, ku përçarja e një parti është debati i ditëve të fundit. Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri
Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve të kandidatëve në listën e mbyllur. Shkresa e depozituar këtë të enjte nënvizon se dorëheqja është bërë nga kandidimi dhe si e tillë, emrat në listën e mbyllur kanë humbur të drejtën e përfitimit të mandatit.
Shkresa mbyllet me kërkesën që mandati t’i kaloj Adriatik Lapajt, si kandidati i renditur i pari me numrin më të lartë të votave në listën e hapur të koalicionit ”Nisma Shqipëria Bëhet”.
”Në kontekstin elektoral, dorëheqja nga kandidimi është një akt përfundimtar dhe i pakthyeshëm, që përjashton kandidatin nga çdo e drejtë për të marrë mandat. Duke u tërhequr nga kandidimi, ata nuk kanë qenë më subjekt garues për zgjedhjet e 11 majit 2025”,-theksohet në letrën e “Shqipëria Bëhet”.
KOHA JONË SONDAZH


