Shesheli: Vuçiç ulërin kot për Ramën, gjithë liderët europianë mendojnë si ai
Sheshel, që ditën e djeshme mbërriti në Beograd pas 11 viteve në Tribunalin e Hagës, ka thënë se Vuçiç kot “po ulërin”, pasi për pavarësinë e Kosovës thonë të njëjtën gjë edhe liderët e BE-së.
“Vuçiç nuk ka asnjë koncept për politikën ekonomike.
Vazhdimisht sugjerojnë disa aktivitete, por nuk ka asgjë prej tyre.
Bashkimi me BE-në do të ishte fatkeqësi për Serbinë, nuk ka vend për ne aty.
Më kot Vuçiç po ulërin per kryeministrin e Shqipërisë.
Pse nuk po i kundërshton deklaratat e zyrtarëve të BE-së, të cilët flasin dhe mendojnë si ai”, tha Sheshel.
Ai ka folur gjithashtu për “Serbinë e Madhe”, duke thënë se ajo është në statusin e Partisë Radikale.
Megjithatë, pavarësisht deklaratave të tij të forta, në Serbi duket se nuk po e marrin shumë seriozisht Sheshelin.
KOHA JONË SONDAZH

