Shezai Rrokaj i LSI jep alarmin nga Vlora: Po dhunojnë simpantizantët tanë…
“Lëvizja Socialiste për Integrimi e Vlorës, përmes zërit të Kryesuesit të listës së këtij qarku, Shezair Rrokaj, denoncon shkeljet e rënda ligjore, që lidhen me goditjen në mënyrë të turpshme të anëtarëve dhe simpatizantëve tanë dhe krijimin e një klime presioni ndaj qytetarëve. I garantojmë mbështetësit tanë dhe të gjithë qytetarët e Vlorës se ne nuk frikesohemi dhe nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion ndaj LSI-së, gjë që shpreh në mënyrë të qartë ankthin ndaj fitores së LSI më 25 Qershor.
Ne po mbledhim prova të pakontestueshme në bazë të informacioneve që kemi dhe në ditët në vijim do t’i bëjmë publike e do t’i ndjekim ligjërisht edhe me emra konkretë individësh të përfshirë. Qytetarë vlonjatë, dëshmoni edhe një herë kurajon tuaj për të mos rënë pre dhe për të mos e shitur dinjitetin tuaj ndaj presioneve të paskrupullta dhe mashtrimeve të asfaltit e makijazhit elektoral të radhës. Qyteti i Pavarësisë nuk e shet dinjitetin përballë zinxhirit të korrupsionit masiv që po shtrin tentakulat për të kapur e bërë pis dhe këtë fushatë zgjedhore. Ne zotohemi për t’i dalë për zot çdo qytetari vlonjat, që të ushtrojë lirisht të drejtën e votës siç e parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.”, ka thënë Rrokaj.