Shifra të frikshme, 2 humbje jete dhe mbi 1200 raste të reja në 24 orë nga Covid-19
Shifrat e Covid-19 në 24 orët janë shumë të larta. Betejën me virusin nuk e kanë fituar dy pacientë. ”Një qytetar nga Kavaja 45 vjeç dhe një qytetar nga Gjirokastra 84 vjeç”. Po ashtu në 24 orët e fundit janë kryer 2623 testime, ku kanë rezultuar pozitivë 1215 qytetarë.
”617 në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnje, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamëz, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull”.
Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 27 pacientë. Sakaq janë shëruar 646 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,649 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë 6,226 qytetarë janë aktivë janë në të gjithë vendin.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Statistika (12 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1215
Të shëruar në 24 orë 646
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2623
Testime totale 1,869,375
Raste pozitive 289,391
Raste të shëruara 279,649
Raste Aktive 6,226
Humbje jete 3,516
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,959
Durrës 468
Fier 418
Vlorë 365
Berat 185
Shkodër 190
Elbasan 179
Gjirokastër 143
Lezhë 132
Korçë 91
Dibër 65
Kukës 31