“Shije dhe Traditë” dedikuar prodhuesve dhe fermerëve të Qarkut Dibër

Në Peshkopi u organizua panairi “Shije dhe Traditë”, si dhe takimi informues dedikuar prodhuesve dhe fermerëve të Qarkut Dibër për identifikimin e produkteve me potencial të mundshëm regjistrimi si Tregues Gjeografikë.

Ky aktivitet u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në bashkëpunim me Bashkinë Peshkopi dhe me mbështetjen e Projektit Shqiptaro-Zviceran për Pronësinë Intelektuale (AlSIP).

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se, fermerët dhe prodhuesit e qarkut Dibër u njohën në mënyrë të detajuar me hapat dhe rëndësinë e regjistrimit të produkteve potenciale bujqësore, blektorale dhe artizanale si Tregues Gjeografikë, një mundësi e shkëlqyer ligjore që nxit kooperimin midis fermerëve dhe prodhuesve, çertifikon, identifikon dhe mbron produktet karakteristike të zonës sonë, si dhe nxit aksesin në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

SHKARKO APP