Shkarkimi i gjyqtares Blerina Muça nga KPK pasi nuk zbatoi ligjin kundër PD

Shkarkimi i gjyqtares Blerina Muça nga KPK pasi nuk zbatoi ligjin kundër PD/ Kaso: Thirrje gjyqtarëve të mos marrin urdhra politikë për të mbajtur peng simoblet e Partisë Demokratike

DEKLARATË PËR MEDIA SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD, IVI KASO

Vendimi i sapozbardhur i Komsionit të Pavarur të Kualifikimit, publikuar në faqen zyrtare të tij, detajon të gjitha arsyet për shkarkimin e gjyqtares Blerina Muca para dy muajsh.

Përvec disa shkeljeve të tjera, që kanë të bëjnë me korrupsionin, pasurinë apo dhe me cështje gjyqësore të keqgjykuara, KPK vlerëson se gjyqtarja Muça nuk ka zbatuar ligjin në vendimin e marrë kundër Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për vendimin e Blerina Muçës për të pranuar me urdher te Edi Ramës ne shkelje flagrante te ligjit si palë te trete Enkelejd Alibeajn dhe për të zvarritur vendimin e gjykatës së shkallës së parë që i njihte Komisionit të Rithemelimit të drejtën e vulës dhe përfaqësimit politik dhe ligjor të PD.

KPK sqaron se Blerina Muca nuk duket bindëse në shpjegimet e saj dhe se ka legjitimuar një palë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Civile.

Ky vendim i zbardhur i KPK, jo vetëm legjitimon qëndrimet e Partisë Demokratike për ish-gjyqtaren Muca, por qartëson edhe njëherë se kujt i takon me ligj vula dhe përfaqëimi i Partisë Demokratike, dhe se si simbolet e saj janë marrë peng nga disa gjyqtarë te korruptuar me urdhra politikë.

KPK e thotë qartë se Alibeaj nuk ishte palë dhe nuk mund të njihej si palë dhe se nuk kishte tagër përfqësimi, duke lënë kështu në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Partia Demokratike u kërkon gjyqtarëve që mbajnë peng simbolet dhe legalitetin e Partisë Demokratike ta shohin këtë vendim si një precedent të dytë për rastin në fjalë dhe të mos marrin urdhra politikë për cështje ligjore.

Nuk mund të lëmë pa përmendur se Pamela Qirko, të cilën gjithashtu e kemi denocuar disa herë nga kjo foltore, si motër e pushtetit, ka qenë kundër vlerësimit të KPK, por në minorancë, edhe pse e drejton institucionin.

Arsyet kuptohen.

Me liderin në arrest dhe përfaqësimin ligjor të marrë peng, është detyra e demokratëve dhe shqiptarëve që, me mosbindje civile, të ngrihen dhe të kthejnë në duart e tyre të drejtat e mohuara.

Cdo vendim i paligjshëm është një taksë e re dëbimi për shqiptarët.

O sot, o kurrë!

SHKARKO APP