Shkarkimi i Metës, Kryemadhi: Do të kërkojmë hetim për Kuvendin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se forca e saj politike do depozitojë një nismë për hetimin e shkresave të Kuvendit për çështjen e shkarkimit të presidentit Ilir Metës.

“Paçka se jemi me 4 deputetë do të depozitojmë edhe nismën për sa i përket skandalit që ka ndodhur me shkresat e Kuvendit për falsifikimin në çështjen e presidentit.

Po të kishte prokurori, prokuroria duhet të shkonte automatikisht të bllokonte komplet arkivën e Parlamentit. Po të kishte një Gjykatë Kushtetuese normale do të thoshte: Kjo çështje mbyllet, ke sjellë një provë të falsifikuar. Nuk mund të ndodhë kjo, sepse këtu çdo gjë është e kapur”.

SHKARKO APP