Shkarkimi i mjekut për motive politike. Mjekët nesër në protestë

Shkarkimi i mjekut Ilir Allkja ka sjellë reagimin e kolegëve të tij. Mjekët kanë paralajmëruar një protestë nesër në QSUT. Njoftimi për protestën është dhënë nga mjeku Erion Dasho. Ai kërkon solidarizim e kolegëve të tjerë për protestën e orës 10.00.

“Sapo u njoftova për një protestë të sindikatës së bluzave të bardha nesër në datë 31.12.2020, ora 10.00 para spitalit Nr. 1 në QSUT!

Protesta ka si motiv kërkesën për anulimin e urdhrit të klarinetistit të QSUT-së dhe kthimin e menjëhershëm në punë të Dr. Ilir Allkja. Kolegët protestues mirëpresin solidarizimin nga bluza të bardha jashtë QSUT-së dhe qytetarët! #solidaritet”,- deklaron Erion Dasho.

Ilir Allkja u shkarkua nga detyra me motivacionin se ka mbajtur qëndrime kritike për menaxhimin e pandemisë nga bluzat e bardha.

SHKARKO APP