Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shkarkimi i Voltana Ademit/ PD: 60 mercenarët e PS dhe Rama duan tërheqjen e padisë për zgjedhjet e 2019

Politikë E mërkurë, 9 Qershor 2021 12:50
Shkarkimi i Voltana Ademit/ PD: 60 mercenarët e PS dhe Rama duan tërheqjen e padisë për zgjedhjet e 2019
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u shkarkua ditën e djeshme nga posti i kryetares së shoqatës së bashkive të Shqipërisë dhe në vend të saj u zgjodh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Lidhur me këtë, Partia Demokratike në një deklaratë për mediat, përmes deputetes së zgjedhur, Jorida Tabaku, thotë se kjo është një tjetër lëvizje e qeverisë Ramës për kapjen e SHBSH, në mënyrë ligjore dhe anti-kushtetuese. Tabaku theksoi edhe se maxhoranca po synon tërheqjen nga padia në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet moniste lokale. ”60 mercenarët e Ramës në bashkitë e vendit janë të deklaruar si anëtarë në shoqatën e krijuar nga Edi Rama që në vitin 2010 dhe që sot drejtohet nga Erion Veliaj. Rrjedhimisht, ata mund të mblidhen të shkarkojnë nga kryetar të shoqatës së tyre Erion Veliaj, por nuk mund të vendosin për të larguar Voltana Ademin, për arsyen e vetme se është në opozitë me Edi Ramën dhe ka çuar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet moniste lokale të 2 viteve më parë”,-tha Tabaku.

Deklarata e plotë

Vjedhja e zgjedhjeve të 25 Prillit do të përkeqësojë akoma më shumë gjendjen e demokracisë dhe të të drejtave të qytetarëve në vend. Për fat të keq, Edi Rama po jep çdo ditë provat e një kryeministri autokrat, i cili shkel çdo ligj, në funksion të pushtetit të tij dhe kundër opozitës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me një akt të paprecedentë, antikushtetues, antiligjor, të fallsifikuar, Edi Rama i ka hapur luftë Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, e drejtuar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e vetmja kryebashkiake legjitime në vend. Kjo shoqatë ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e votimeve të paligjshme lokale të 2 viteve më parë, duke vënë në rrezik një tjetër pushtet të vjedhur prej Edi Ramës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vendimi i mercenarëve të Ramës për të ashtuquajturin shkarkim të Voltana Ademit si drejtuese e shoqatës nuk ka asnjë bazë ligjore. Është një vendim partiak, por pa pasoja ligjore. Personat që kanë marrë vendimin, nuk janë anëtarë të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe nuk kanë asnjë të drejtë mbi të.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës, një shoqatë mund të mblidhet për të shkarkuar kryetarin e një shoqate tjetër. Të dhënat publike tregojnë se të 60 mercenarët e Ramës në bashkitë e vendit janë të deklaruar si anëtarë në shoqatën e krijuar nga Edi Rama që në vitin 2010 dhe që sot drejtohet nga Erion Veliaj. Rrjedhimisht, ata mund të mblidhen të shkarkojnë nga kryetar të shoqatës së tyre Erion Veliaj, por nuk mund të vendosin për të larguar Voltana Ademin, për arsyen e vetme se është në opozitë me Edi Ramën dhe ka çuar në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet moniste lokale të 2 viteve më parë.

Edi Rama sot mund të ketë çdo pushtet, por ai kurrë nuk do të mundë të ketë pushtet mbi opozitën. Zëri ynë do të vazhdojë të jetë akoma më i fortë kundër regjimit të dalë nga vjedhja e zgjedhjeve në aleancë të hapur mes qeverisë, krimit të organizuar dhe oligarkëve.

Tentativa e dështuar për të uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë vjen pasi Edi Rama ka uzurpuar çdo instituticion tjetër tjetër në vend. Kjo është një përpjekje tërësisht anti-demokratike dhe autoritariste nga një kryeministër që nuk i intereson demokracia, funksionimi i institucioneve dhe liria e tyre. Synimi i Ramës është zhbërja e lirive të qytetarëve dhe pasurimi i tij personal.

Është koha që çdo qytetar t’i bëjë rezistencë ketij regjimi të rrezikshëm, duke mos lëshuar asgjë nga të drejtat e tij. Zëri i qytetarëve dhe zëri i opozitës janë shpresa e vetme reale për ndryshim dhe për t’i dhënë fund uzurpimit të të gjitha pushteve nga autokrati Edi Rama.

Etiketat e lidhura

jorida tabakuVoltana Ademi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 8 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 34 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 39 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 53 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.