Shkëlqim Selami: Mandatin ma dhanë qytetarët, s’më bëni dot pis
Deputeti i LSI, Shkëlqim Selami në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij për përfshirje në trafik të qenieve njerëzore si dhe për nisjen e hetimeve nga ana e prokurorisë. Duke mbajtur të njëjtin qëndrim.
“Mandatin ma ka dhënë Vlora dhe vetëm Vlora ma heq. S’ma heq dot njeri. Zero. Më lini rehat në punën time. Kjo ka prapavijë të fortë politike për të hequr vëmendjen për problemet reale”, tha ai.
Selami pohoi se figura e tij është e pastër politikisht dhe se gjithçka sipas tij bëhet për prapaskena politike. Ai ndër të tjera theksoi se askush nuk mund t’ja heqë mandatin, pasi atë ia kanë dhënë qytetarët e Vlorës. Ai shtoi se: “Për ça ju zë korrenti? S’më bëni dot pis”
KOHA JONË SONDAZH

