Shkëlzen Berisha i përgjigjet Braçes: Keni 7 vjet që shpifni ndaj meje, burrërimi juaj pas krimit, si këshilla jote për të larë duart me sarinë

Pas deklaratës së Braçes se  “Sali Berisha nuk u bë kurrë burrë sa Luiza Xhuvani për të dhënë dorëheqje e për të lejuar DREJTESINE PER TE BERE DREJTESI, per te, per te birin, per ministrat, zevendesministrat e te tjere zyrtare per te cilet letrat, firmat, vulat, veprimet, telefonatat tregonin implikim.

Nuk i lejoi ky burri, Sali Berisha!!

Ndaj llogaria e Shklezen Berishes per “haresen” duhet marre seriozisht!!

Duhen rihapur ato hetime! Jo vetem per Gerdecin por per te gjitha te vertetat mbi krimet e kryera publikisht!”, ka reaguar edhe Shkëlzen Berisha ku ka thënë se ndaj tij ka 7 vjet që po shpifet.

Djali i ish kryeminsitrit Berisha ka shkuar më tej duke thënë se në grupin parlamentar të PS-së ka plot deputetë që i kanë fëmijët dhe vëllezërit të aftë të bëjnë krime si ai i së martës.

”  Nuk eshte e udhes te te kthej pergjigje pasi, me te drejte, nuk te marrin seriozisht as koleget e tu, por meqe paske arritur ne konkluzionin se telefonat apo takimet qenkan krim atehere per te njejtin krim mund te akuzosh dhe kryetarin e partise tende apo ate te parlamentit.

“Harresa” nuk eshte gabim apo neglizhence por zgjedhje. Zgjedhje per te tjerrur genjeshtra. Ndonese keni 7 vjet qe shpifni kam qene une ai qe i jam drejtuar gjykates dhe jo ju. Per ju drejtesia nuk eshte zgjidhje, as dje ne opozite e as sot ne pushtet sepse barra e proves eshte shume me e rende, se topat e baltes.

Burrerine e deputeteve te partise tende, shko dhe tregoja familjareve te atyre 4 viktimave qe sot do te ishin gjalle, nese per shfaqjen qe na ofruat dje do te kishte mjaftuar nje vrasje 3 vjet me pare. Sot nuk eshte me ceshtje standarti apo morali eshte zgjidhja e vetme per te menaxhuar skandalin qe u ka plasur. Por eshte gjithashtu momenti per te marre masa, sepse ne grupin tuaj parlamentar ka plot deputete te tjere me femije e vellezer qe kane dhene PROVA se jane te afte te bejne gjema te tilla.

“Burrerimi” i tyre pas vaktit vlen aq sa ajo keshilla jote per te lare duart me sarine ne kohen e armeve kimike

SHKARKO APP