FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkëlzen Berisha padit ish-juristin e OSHEE për shpifje dhe paralajmëron disa të tjerë

Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka paditur në Prokurori ish-juristin e OSHEE-së Romeo Karaj, lidhur me deklaratat e tij se Shkëlzen Berisha ka udhëtuar me Kastriot Ismilajn për në Pragë.

“Përgjigja më e mirë për shpifësit është rruga ligjore. Në këtë mënyrë do u jepet mundësia të flasin aty ku duhet dhe jo atje ku nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për shpifjet tyre. Padi të tjera do të vijojnë në ditët në vazhdim”,- shkruan Shkëlzen Berisha.
16179500_10154478761939472_4519106554962461676_o

Sipas Romeo Karajt, Kastriot Ismailaj ka marrë 1.5 mln euro nga CEZ para vizitës së tij në Pragë me Shkëlzen Berishën. Por ky i fundit i ka mohuar akuza, duke e ndjekur tashmë çështjen në rrugë ligjore, pasi pretendo se deklaratat e Karaj janë shpifje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha pranon se ka qenë në të njëjtin avion më 1 shkurt të vitit 2010 me Ismailajn drejt Vjenës, por se nuk ka qenë në Pragë me të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?