Shkodra fut në Kuvend ish-kreun demokrat të Bashkisë, mbetet jashtë Edona Bilali nga PS

Qarku i Shkodrës vijon numërimin për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit në shtator. Votuesit e këtij qarku i kanë ndarë mandatet pesë për Partinë Demokratike, katër për Partinë Socialiste dhe dy për Partinë Socialdemokrate. Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka mundur të fusë në Kuvend një deputet. Nga 405 kuti, deri tani janë numëruar 404 të tilla, ku si rezultat në Kuvend futet ish-kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. PS në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e hapur, duke mbetur jashtë ish-deputetja Edona Bilali si dhe Frrok Gjini.

Lista e PD-5 mandate

Luçiano Boçi (listë e mbyllur)
Kliti Hoti (listë e mbyllur)
Greta Bardeli (listë e mbyllur)
Ramadan Likaj (listë e mbyllur)
Bardh Spahia 9414 vota

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista e PS-4 mandate

Swiss Digital Mobile Reklama

Marjana Koçeku (listë e mbyllur)
Onid Bejleri (listë e mbyllur)
Xhenis Çela (listë e mbyllur)
Bujar Rexha (listë e mbyllur)

Lista e PSD- 2 mandate

Tom Doshi (listë e mbyllur)
Sabina Jorgo (listë e mbyllur)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?