Shkodra në protestë për vrasjen e Klodian Rashës. Qytetarët thyejnë orën policore: Duam drejtësi!

Qytetarët e Shkodrës kanë dalë sonte në protestë për të dënuar vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga Policia e Shtetit. Ata kanë dalë në rrugët kryesore të qytetit, pas orës 22:00, duke thyer dhe urdhrin e policisë. Protestuesit kërkojnë drejtësi për vrasjen e të riut në Tiranë, i cili u godit nga policia sepse kishte dalë nga banesa jashtë orarit për pandeminë.

Vrasja e të riut ka shkaktuar indinjatë të qytetarëve në të gjithë vendin. Ditën e nesërme, në Tiranë është paralajmëruar protestë masive para Ministrisë së Brendshme. Qytetarët kanë ndezur qirinj për të përkujtuar jetën e re që u pre në mes nga plumbat e policisë, si dhe u kanë bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të zbardhin sa më parë ngjarjen e rëndë.

Reagimi dhe irritimi i qytetarëve është më i madh dhe për deklaratat e bëra nga Policia e Tiranës, e cila fajësonte të riun që u vra dhe jo efektivin e policisë që hapi zjarr kundër tij.
VIDEO/Pamje nga protesta në Shkodër mbrëmjen e sotme

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?