Shkodra zgjedh nesër kreun e ri të degës së PD-së, në garë 8 emra
Nesër demokratët e Shkodrës do votojnë kryetarin e ri të degës. Komisioni i Rithemelimit ka zyrtarizuar 8 emra në garë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë, Ardit Qylybyli. Nga gara ka deklaruar dorëheqjen i riu, Tedi Kopliku.
Procesi duket se nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi ende nuk ka një vend të përcaktuar për votimin. Pakënaqësi gjithashtu ka në radhët e demokratëve të Shkodrës për emrat e përzgjedhur, një pjese e grupit të punës së rithemelimit është tërhequr nga organizimi i votimit.
Kandidatët që garojnë janë Arben Lusha, Ardit Cylybyly, Arjan Peraj, Emiljano Cekini, Elvis Deda, Egrys Ivziku, Gjenarin Kapari, Vildane Gushta.

KOHA JONË SONDAZH

