Shkojnë në Presidencë dy emrat e ministrave të rinj
Kryeministri Edi Rama ka çuar për dekretim nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, dy emrat e ministrave të rinj.
Rama ka propozuar si ministër të Brendshëm, Bledi Çuçin, i cili zëvendëson Sandër Lleshajn. Ndërsa Milva Ikonomi është propozuar për të nënë vendin e Bledi Çuçit, si ministre Bujqësie.
Ndryshimet në qeveri, erdhën pas vrasjes së 25-vjecari Klodian Rasha nga efektivi i policisë, në rrugicën pranë banesës së tij, si edhe protestat që pasuan ngjarjen. Kryeministri Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa një ditë më parë njoftoi emrat e rinj në kabinetin që ai drejton.
KOHA JONË SONDAZH

