Shkolla ”Angela Merkel”, Rama: Kjo godinë nuk gjendet as mes Parisit. Kamza është befasia e gjithë rilindjes
Shkolla 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamzë, në sezonin e ri mësimor në shtator, do t’u vihet në dispozicion nxënësve dhe mësuesve. Një shkollë tërësisht e shndërruar, në një objekt me kushte optimale, të denja për zhvillimin sa më cilësor të procesit mësimor. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë, Rakip Suli, panë ecurinë e punimeve.
Shkolla e re do të mirëpresë 1300 nxënës me 38 klasa komode, 10 laboratorë, bibliotekë. Po ashtu me terrene sportive e hapësira rekreative, e konceptuar që të shërbejë edhe si një pikë sociale për komunitetin. Shkolla ndodhet 800 metra nga qendra e qytetit dhe është e formuar nga 5 nivele të ndryshme, një nën tokë dhe 4 mbi tokë, ndërsa në 60 metra në distancë nga shkolla, është vendosur një mbikalim për këmbësorët për kalimin e sigurt të nxënësve.
Nga ana e tij, Rama vlerësoi projektin si një nga më të mirët në këtë drejtim. ”Shumë bukur, ky është një projekt që duhet të jetë krenaria e studios suaj të arkitekturës. Këto janë shkolla që mes Parisit nuk i gjen se janë ndërtuar nga e para dhe nuk janë më të vjetra, këto janë shkolla spektakolare. Kamza është shëmbëlltyrë spekakolare, edhe Tirana, po në Kamëz nuk pritej se në Tiranë pritej. Kamza është befasia e gjithë rilindjes”.
KOHA JONË SONDAZH






