Shkolla “Dëshmorët e Peshkëpisë” në Selenicë hap dyert me fytyrë të re

Në shtator, nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Peshkëpisë” në Selenicë do të kthehen në ambiente krejtësisht të rinovuara. Falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Bashkinë e Selenicës, institucioni arsimor do të ofrojë kushte dinjitoze, duke u përshtatur me standardet më moderne të mësimdhënies.

Shkolla do të hapë dyert me klasa të reja, të pajisura me mobilim bashkëkohor, bibliotekë të sistemuar, laboratorë shkencorë për zhvillimin e praktikave në lëndë të ndryshme, si dhe terrene sportive moderne për edukimin fizik të nxënësve.

Ky investim synon jo vetëm përmirësimin e kushteve për nxënësit, por edhe krijimin e një hapësire më të përshtatshme për mësuesit, duke lehtësuar procesin mësimor dhe duke rritur cilësinë e arsimit në këtë zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët e Selenicës e kanë pritur me entuziazëm këtë ndryshim, pasi shkolla për vite të tëra ishte përballur me kushte të vështira infrastrukturore. Me ndërhyrjen e re, ajo pritet të kthehet në një model të zhvillimit arsimor lokal dhe në shembull për bashkitë e tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?