Shalsi: Ben Blushi është hipokrit, kukuvajk, spekulantë
Eduard Shalsi, nismëtari i ligjit për importin e plehrave, në një intervistë për Panorama sot ka shpjeguar se ideja për ligjin nisi pasi vizituan fabrikat e riciklimit, “të cilat nuk mund të rezitonin më. Pesë prej tyre po përgatiteshin që të shkonin në Serbi, Kosovë, Maqedoni,” thotë ai.
I pyetur për kritikët e ligjit, përfshirë edhe kolegun e vet, Ben Blushin, që e kanë konsideruar si kriminal këtë ligj, Shalsi shprehet:
“Nga momenti i propozimit, unë i kam ndarë në dy blloqe të gjithë ata që shprehen në lidhje me ligjin: Blloku i parë përbëhet nga kritizerë seriozë seriozë, dyshues të arsyeshëm dhe nga specialist me reputacion. Ndërsa blloku tjetër përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë, të pacipë, specialist, hipokritë dhe kukuvajka. Me këta të dytët nuk kam ndërmend të merrem.”
Lidhur me Blushin, Shalsi specifikoi: “ Në rastin më të mirë është i painformuar dhe komplet i paditur dhe në rastin më të keq që është më i mundshmi, po përpiqet më kot të fitojë kapital politik duke u ekzaltuar mbi temën e plehrave. Është te blloku i dytë i individëve që përbëhet nga spekulantë, hipokritë e kukuvajka.”

KOHA JONË SONDAZH

