Shoferë! Kujdes në Maqedoni, gabimi ndëshkohet deri 500 euro në vend !

Cilat janë çmimet e gjobave:

Nëse nuk keni rripin e sigurisë – 100 euro (6.000 den) gjobë;

Nëse nuk keni ndezur dritat – 100 euro (6.000 den) gjobë;

Swiss Digital Desktop Reklama

Parkim i gabuar i makinës – 45 euro gjobë;

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rast të parkimit në vijat e kalimit të këmbësorëve apo udhëkryq – 250 euro gjobë;

Mosdhënia e përparësisë për kalimtarët në kalimet e udhëtarëve – 250 euro gjobë;

Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanime të banuara, nëse shkon mbi 50 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar apo e caktuar në shenjën e komunikacionit – 500 euro gjobë ose 65 pikë negative si dhe aplikimi i masës së ndalesës për drejtimin e makinës prej 6 deri 12 muaj.

Nëse drejtoni makinën mbi 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 20 euro gjobë

Tejkalimi prej 10 deri 30 km/h nga shpejtësia e lejuar – 45 euro

Ndërsa tejkalimi i shpejtësisë prej 30 deri 50 km/h nga shpejtësia e lejuar në vendbanimet e banuara – 300 euro gjobë dhe ndalesë për të drejtuar makinën prej 3 – 12 muaj.

Prania e fëmijëve në karrigen e përparme të makinës në moshën më to vogël se 12 vjet – 45 euro gjobë;

 

Për pagesën e gjobave do të aplikohet sistemi i precizuar me afate dhe procedura të rregulluara, përmes tërheqjes së parave nga llogaritë bankare të qytetarëve apo edhe forma të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?