Shokon Policia Kufitare greke: Qytetarët të kalojnë kufirin në këmbë, se autobusët shqiptarë nuk lejohen
Çuditë me vendimet e Greqisë në lidhje me doganën kufitare me Shqipërinë nuk kanë të sosur edhe pse shteti helen është një nga vendet e BE-së që votuan pro heqjes së kufizimeve të Covid-19 ndaj Shqipërisë. Drejtoria e Policisë Kufitare greke ka dhënë me tepër detaje në lidhje me hapjen e kufirit, që prej ditës së djeshme 19 qershor 2021.
“Aeroporti i Athinës Elefterios Venizelos, pika kufitare e Kakavijës dhe Qaf Bota funksionojnë normalisht për turistët shqiptarë, me kuota përkatëse 1500 dhe 250 persona në ditë”. Po ashtu një vendim i çuditshëm është fakti se autobusët e linjave shqiptare nuk lejohen, pasi dogana deklaron se nuk ka marrë ende qarkoren për hapjen e kufirit, edhe pse ajo është publikuar që në datën 19 në media.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Kufitare Udhëtarët mund të kalojnë kufirin vetëm në këmbë, me makinat e tyre dhe me autobusët e linjave të brendshme greke. Kurse porti i Sarandës mbetet i mbyllur për të gjitha anijet e linjave me Greqinë, ndërsa Kapshtica përpunon vetëm 400 punëtorë sezonalë.