Shpallen kryetarët e rinj të PD-së, nga Devolli në Mirditë. Komisioni i Rithemelimit jep rezultatet
Edhe këtë të hënë, u votua për kryetarët e rinj të degëve të PD-së. Në degën e Mirditës fitues është shpallur Albert Melyshi. Në Peqin kryetar është shpallur Mustafa Pashja me 50.6 % të votave. Në Devoll fitues është shpallur Elvis Hajdërlli me 60.7 % të votave. Sakaq, në Lezhë fitues është shpallur Arben Ndoi.
Njoftimet e plota nga Komisionit të Rithemelimit:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Peqin. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Peqin shpallet z. Mustafa Pashja me 50.6 % të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Mirditë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Mirditë shpallet z. Albert Mëlyshi me 56 % të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Devoll.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Devoll shpallet z. Elvis Hajdërlli me 60.7 % të votave.