“Shpallja e Berishës non-grata pa transparencë”, Gjekmarkaj takim në parlamentin anglez: Vendimi krijoi shumë zhurmë
Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka ngritur çështjen e shpalljes “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha edhe në parlamentin anglez. Ai u takua në Londër me kryetarin e grupit të miqësisë me Shqipërinë, deputetin e dhomës së komunave Martin Vicker.
“Po ashtu duke i shpjeguar rolin që Sali Berisha ka patur e ka në historinë e këtyre 34 viteve në Shqipëri dhe sot si lider i konfirmuar i opozitës shpreha mendimin që vendimi i shpalljes së tij “non grata” nuk është shoqëruar me informacion e transparencë në raport me shoqërinë shqiptare e cila meriton të verteta nësa ka të tilla per simbolikat që Berisha mbart. Në këtë kontekst shumë interpretime dhe zhurma ka shkaktuar ky vendim dhe z. Berisha i ka dhënë të drejtën e kontestimit nëpërmjet një procesi ligjor po në Angli. Në një vend demokratik kur pjese të medha të shoqërisë besojnë se lideri i opozites mbahet i ndaluar politikisht kjo krijon dyshime mbi vetë sistemin e drejtësisë, thelbin e natyrën e demokracisë!”.
Gjekmarkaj tha gjithashtu se gjatë takimit i ka kërkuar deputetit britanik që Parlamenti i vendit të tij të ketë një prani të shtuar në Shqipëri vitin e ardhshëm kur të mbahen zgjedhjet parlamentare.
KOHA JONË SONDAZH

