Shpërthen Blushi: Lul Berisha ka punësuar Gjushin në Bashkinë e Durrësit

Pas letrës së kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako drejtuar Gjykatës për lirimin e ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ka reaguar kreu i LIBRA-s, Ben Blushi.

Në një postim në facebook, Blushi shkruan se nuk është e vërtetë ajo që thonë amerikanët se “Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit”.

Sipas Blushit “Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit”. Ish-deputeti thotë se edhe Lul Berisha është pjesë e asaj që ai e quan “Formulari i Rilindjes”, pse të së cilës bën Elvis Roshin, Arben Ndokën, Mark Frrokun, Klement Balili dhe “shokë të tjerë të Edi Ramës në parlament”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Blushit

Swiss Digital Mobile Reklama

FORMULARI I RILINDJES !

Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit. E kanë gabim. Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit. Pra ky i fundit e ka plotësuar Formularin e Punës që ndryshe njihet si Formulari i Rilindjes. Para Gjushit të njëjtin Formular e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në parlament. Ja pra pse nuk bëhet Vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu. Kush do të kuptojë pse s’na pranojnë në Europë të lexojë Formularin e Rilindjes!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?