“Shpërthen” dhëndri i Berishës ndaj dibranëve: U shitët për 50 euro. Për 20 vjet nuk do ta keni rrugën e Arbrit
Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas fitores së kandidatit të majtë në zgjedhjet për kryebashkiak në Dibër.
Rezultati, i cili prej fillimit të numërimit tregoi epërsinë e kandidatit të majtë ndaj atij të djathtë Sherefedin Shehu e ka nxitur dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha të akuzojë dibranët për shitjen e votës.
Ai shkruan në facebook, se dibranët preferojnë 50 euro për 4 vjet në vend të Rrugës së Arbrit, duke theksuar se kjo rrugë nuk do të ndërtohet as për 20 vite.
“Dibranët me shitjen e votës treguan që preferojnë 50 euro sesa Rrugën e Arbrit. 50 euro për 4 vjet përkthehet në 1 euro në muaj. Për 20 vitet e ardhshme nuk do ndërtohet rruga pasi siç duket nuk ju duhet as rruga e as dinjiteti. Vidh Edvin e vidh Sadri”, shkruan Malltezi.
Muharrem Rama, kandidati i ASHE fitoi zgjedhjet në Dibër me mbi 4 mijë vota në avantazh nga rivali i tij, Sherefedin Shehu.
KOHA JONË SONDAZH

