FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shpërthen” ministri grek i Mbrojtjes, Kamenos: Fryma nacionaliste reflektohet edhe tek Rama

‘Në Shqipëri ka një rritje të frymës nacionaliste dhe dicka e tillë pasqyrohet edhe në deklaratat e Kryeministrit Edi Rama’, ka qënë ky komenti i fundit i Minsitrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos, në lidhje me publikimin e fotos nga shtatë të rinjtë shqiptarë, të cilët pozuan duke bërë simbolin e shqiponjës dy-krenare.

Ai tha gjithashtu se po vijojnë hetimet për rastin në fjalë, si dhe për mënyrën e marrjes së shtetësisë greke nga rekrutët dhe familjarët e tyre.

Në vazhdën e deklaratave në debatin që ka të bëjë me fotografinë ku shfaqen shtatë ushtarë shqiptarë në ushtrinë greke duke pozuar me shenjën e shqiponjës dy-krenare, Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos, nuk ka kursyer as Kryeministrin Edi Rama, teksa është shprehur se në Shqipëri vërehet një rritje e frymës nacionaliste, gjë që pasqyrohet edhe në deklaratat e shefit të ekzekutvit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për mediat greke, Ministri i Mbrojtjes tha gjithashtu se po vijojnë hetimet për rastin në fjalë, teksa nënvizoi se aktualisht investiguesit po analizojnë edhe mënyrën se si e kanë marrë shtetësinë greke, ushtarët që publikuan foton si dhe familjarët e tyre. Edhe njëherë, Kamenos deklaroi se rekrutët do të marrin ndëshkimin e merituar, i cili do të bazohet në Kodin Ushtarak të Greqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai njoftoi ndër të tjera se është gjetur një tjetër rast i një shqiptari që është fotografuar duke bërë simbolin e shqiponjës dy-krenare. Ministri i Mbrojtjes tha se i riu është identifikuar dhe se bëhet fjalë për një 19-vjecar që shërben për forcat greke që janë të angazhuara në Qipro.

Ai deklaroi se autoritetet kanë nisur hetimet dhe se do të ndiqet e njëjta procedurë edhe për këtë rast.

Në mbyllje, Panos Kamenos vlerësoi se veprime të tilla janë të patolerueshme dhe se duhet të merren masa që këto raste të mos përsëriten.

Fotografia e postuar nga shtatë të rinjtë me prejardhje shqiptare ka shkaktuar një debat të gjerë në shtetin helen, teksa ka patur deklarata të shumta nga zyrtarët më të lartë të mbrojtjes në Greqi. Ndërkohë, ende pritet vendimi që do të marrë komiteti disiplinor për rastin në fjalë.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?