Shpërthim në Bashkinë e Lushnjës, plagoset kryebashkiaku Fatos Tushe

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sot në bashkinë e Lushnjës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe.

Pak pas ngjarjes kryebashkiaku është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa Tushe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Bashkisë ka qenë në zyre në ditën e sotme ndërsa burimet e para njoftojnë se Tushe dyshohet se mund te jetë plagosur nga një shpërthim i nje lende plasese, ndërsa autori dyshohet, sipas mediave, se është ish-shoferi i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet se cili ka qenë mekanizmi i shpërthimit, por nga të dhënat paraprakë mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?