Shpërthimi i fuqishëm nga bombola e gazit hedh në erë shtëpinë në Durrës. I moshuari bllokohet nën inerte (Foto)
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, i shkaktuar nga një bombol gazi në një shtëpi në Durrës.
Shpërthimi për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi. Raportohet se pasi ka shpërthyer bombola, banesa e Fetah Barotit është shkatërruar totalisht, ndërkohë që këtë të fundit e kanë zënë inertet brenda. Në pamjet e mëposhtme shihet se soleta e shtëpisë ka përfund përtokë.
Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shpëtimi i të zotit të shtëpisë, i cili gjatë momentit të shpërthimit ka qenë i vetëm, ndërsa ai është transportuar me urgjencë në spital. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se bombola e gazit ishte lënë hapur dhe gazi ishte përhapur në të gjithë banesën.
Por gjatë momentit kur i zoti i shtëpisë ka ndezur dritën, ka ndodhur dhe shpërthimi i fuqishëm që ka hedhur në erë të gjithë shtëpinë, duke shkatërruar gjithçka. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 17.12.2020, në orën 06:45, në lagjen nr.13, Durrës, si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. B., 75 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë dhënë ndihmën e parë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.