Shpërthimi te Duka, Basha: Degradimi i një pushteti që do zaptimin e çdo institucioni
Lulzim Basha ka reaguar për vendosjen e një sasi të dyshuar si eksploziv në shtëpinë e kreut të FSHF-së Armand Duka në Durrës.
Në Twitter Basha shkruan se zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni.
“Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka”.