Shqipëri-Çeki ende pa gola pjesa e dytë. Asani lë fushën i dëmtuar
Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në Ligën e Kombeve mbrëmjen e sotme, ku pret në “Arenën Kombëtare” Republikën Çeke, kryesuesen e grupit B1 në Ligën e Kombeve. Kjo është ndeshja e katërt që kuqezinjtë luajnë ndaj Çekisë që kur në stol erdhi trajneri Silvinjo. Shqipëria numëron një fitore, një barazim dhe një humbje me çekët gjatë këtyre sfidave. Kombëtarja kuqezi ka shënuar katër gola ndërsa kemi pësuar tre.
Nis pjesa e dytë
57’- Seferi pretenton për penallti pas një kontakti në zonë, por gjyqtari vazhdon lojën.
55’- Karton i verdhë për Chory-n, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Kristjan Asllanit.
54’– Mundësi e mirë për Shqipërinë. Asllani vertikalizon për Laçin në zonë, mesfushori vonohet në gjuajtje dhe topi largohet në goditje këndi.
52’- Kundërsulm i shpejtë nga Shqipëria, me Bajramin që pas një kombinimi me Asllanin provon nga jashtë zone. Topi devijohet dhe shkon në goditje këndi.
51’- Pretendime për penallti te Çekia, por gjyqtari vazhdon lojën.
50’– Bajrami merr fundoren dhe pason në zonë, por topi shkon në duart e Kovar.
48’- Çekia rrezikon me Cerny-n, i cili provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. I vëmendshëm Strakosha që largon rrezikun.
45′- Starton pjesa e dytë!
Formacionet zyrtare në Shqipëri-Çeki:
SHQIPËRIA: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Laçi, Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Tuci.
ÇEKIA: Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Sulc, Chery.