Shqipëria e Bukur, Rama prezanton “Gjiri i Dafinës në Karaburun”

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Kryeministri Edi Rama ka përcjell përmes një video bukurinë mahnitëse të “Gjirit të Dafinës në Karaburun”, në kudarin e Shqipërisë së bukur, Shqipërisë për të cilën jemi krenar, Shqipërisë së vitit 2030.

Gjiri i Dafinës është një prej bukurive natyrore më të veçanta që ofron gadishulli i Karaburunit. Në morinë e gjireve detare që ka ky gadishull si gjiri i Dafinës, gjiri i Anglezit, shpella e Haxhi Aliut, gjiri i Ariut, Karaburuni bëhet vend mjaft tërheqës në vijën bregdetare dhe më i paeksploruari.

Gjiri i Dafinës ndodhet në pjesën perëndimore të Parkut Natyror të Karaburunit. Është i vetmi park detar në Shqipëri. Shtegu i Dafinës ose i 2 deteve është një nga shtigjet mjedisore më tërheqëse për vizitorë vendas dhe të huaj. Një nga periudhat më të mira për ta eksploruar këtë shteg është muaji maj deri në tetor. Masivet shkëmbore bien mbi shpella ose mbi çarjet e formacioneve të gurta të cilat zbresin butë mbi plazhet e Dafinës ose në bregun e Bitrit. Shpellat janë objekte natyrore të njohura në legjendat e banorëve të Vlorës për lidhjet me botën e largët të piratëve të detit.

SHKARKO APP