“Shqipëria, e parë ndryshe” në SHBA

Gjatë vizitës të tij Velaj ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme. Një ndër këto takime ishte ai me Senatorin Sherrod Broën. Gjate këtij takimi Fate falenderoi senatorin për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë historisë si edhe e informoi mbi zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht mbi rolin e Shqipërisë në rajon duke e cilësuar atë si një faktor stabiliteti. Kësaj bisede nuk mund t’i shpëtonte as vizita e kryeministrit Rama në Beograd.

Përveçse fokusit të bisedës në disa sfera, Velaj i dorëzoi senatorit Broën dhe letrën që kryeministri Rama i kishte dhënë për të. Me anë të kësaj letre Rama e informonte Sherrod Brown mbi zhvillimet në Shqipëri, ato të bashkëpunimit në kuadër të angazhimeve të përbashkëta dhe në fund të letrës e ftonte atë që të vizitonte Shqipërinë në një kohë që për të do të ishte e favorshme.

Në vazhdën e këtyre takimeve, ishte edhe hapja e ekspozitës “Shqipëria, e parë ndryshe” e cila u hap në Bashkinë e Cleveland dhe të pranishëm ishin disa prej figurave qendrore të kësaj bashkie.

Gjatë këtij takimi President i Këshillit bashkiak të Cleveland i dorëzoi Velaj  “Resolution of Welcome and Recognition” (deklarata e mirëseardhjes dhe mirënjohjes) me motivacionin e mëposhtëm: “Këshilli Bashkiak i Cleveland është krenar ti thotë Fate Velaj mirëserdhe në Cleveland dhe ti shpreh atij mirënjohjen për angazhimin e tij gjatë gjithë aktivitetit të tij nën titullin “Arti përmirëson kohën”.

Sidorela Lepuri

SHKARKO APP