“Shqipëria, leva e mbajtjes së orientimit të rajonit drejt Perëndimit”, Ministri Peleshi takon zv.Shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u takua me zv.Shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, Gjeneralin me 3 yje Marc H. Sasseville.

Z.Peleshi i shprehu Gjeneralit Marc H. Sasseville gatishmërinë për të intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin. Pas këtij takimi, ministri i Mbrojtjes u shpreh: “Një takim entuziast me zv.Shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, Gjeneralin me 3 yje Marc H. Sasseville. Bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e modernizimit, edukimit e trajnimit të ushtarakëve, pjesëmarrjes në misione të përbashkëta etj, do të intensifikohet edhe më tej. Projekti ambicioz i rimodelimit të Akademisë së Forcave të Armatosura – tashmë një objekt i rëndësishëm në axhendën e bashkëpunimit dypalësh SHBA-Shqipëri”.

Ministri Peleshi theksoi se “mbështetur në partneritetin special strategjik me SHBA, Shqipëria do të mbetet leva e mbajtjes së orientimit të Rajonit tonë nga Perëndimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?