Shqipëria merr 3 milionë eurot e para nga 1 miliardë euro
Në prag të konferencës së donatorëve për Shqipërinë në lidhje me pasojat e tërmetit vijnë 3 milionët e parë nga 1 miliard euro që Rama kërkon nga BE dhe shtetet mike. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok, i cili përmes një video mesazhi në Twitter thotë se qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit.
“Qëndrojmë pranë Shqipërisë pas pasojave të tërmetit, do të dhurojë 3 milion € për përpjekjet e rindërtimit. Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, kryeministri Edi Rama dhe kolegu im Gent Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Bashkë për Shqipërinë” tha Blok.
Sipas kryeministrit Rama duhen 1 miliardë euro për pasojat e tërmetit.
KOHA JONË SONDAZH

