Shqipëria në duart e ”talebanëve”, masakër me të vrarë dhe depresion
Nga: Redjon Shtylla
Krimi monstruoz ndaj 8-vjeçarit Mateo në Fier, tronditi thellë shoqërinë shqiptare, dhe pasojat janë të rënda, edhe pse nuk mund të shihen. Ajo që e rëndon më shumë situatën është se vrasësi po del të jetë i aftë mendërisht, dhe këtu lind pyetja pse u vra Mateo, për çfarë u bë kurban një ëngjëll i vogël?
E gjithë kjo situatë është si në Afganistan, edhe pse krahasimi nuk ka sens, veprimet të çojnë në Kabul. Aty ku talebanët kanë rrëmbyer shtetin, e në Shqipëri bandat kanë marrë kontrollin. Vrasje, rend zero dhe pasiguri për jetën.
Muaji nëntor po mbyllet me një bilanc tragjik sa u takon ngjarjeve kriminale. Atentate, vrasje mes bandave, krime të frikshme ndaj fëmijëve, e kthyen nëntorin në një muaj të mallkuar, e jo festash. Vrasja e Pashko Ujkës është një vepër mafioze, por është faji i policisë që ngjarja nuk ishte parandaluar. Kështu thotë ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj. Për të policia është kthyer në një postier, duke u mbingakruar më punë që nuk i takojnë dhe zhvendos vëmendjen nga fokusi kryesor që ka për të monitoruar terrenin.
Sot jemi një shoqëri e atomizuar, një shoqëri ku njerëzit janë shumë të stresuar dhe të depresuar. Pse nuk po funksionin rendi dhe ku po gabon shteti? Rendi para demokracisë u mbante me autoritetin e foto të pushtetit. Nëse një person kryente një krim, brenda 24 orëve nuk mund të ndodhte që të mos arrestohej. Në traditën shqiptare nënat kanë qenë të respektuara dhe shikoheshin si burim i jetës, kanë pasur mbrojtje të veçantë, por sot nuk mund të themi të njëjtën gjë. Gruaja është viktimë e një sistemi mendësor, që burrat e shikojnë si pronë.
Por si mund të përmirësohet rendi? Pse shoqëria shqiptare është në depresion? Lajmet e kronikës së zezë krijojnë një psikologji të rëndë, që shkaktojnë dëme që askush nuk i konstaton për ti rregulluar. Sipas sociologëve, nëse shoqëria nuk merr masa komplekse, integrale dhe shumëplanëshe, krime të tjera kanë për të ndodhur përsëri.
Një pjesë e mirë e shoqërisë po e kërkon rikthimin e dënimit me vdekje. Natyrisht aderimi në strukturat Europiane bën që Shqipëria të mos dënojë aplikimin kapital me pushkatim, por asnjë pengesë nuk ka që njerëzit që kryejnë vrasje me paramendim të dënohem me burgim të përjetshëm.
Sot gjendemi në një situatë, a thua se jemi në një luftë civile. Nëse nuk kemi opozitë të fortë, nuk do të thotë që mos të kemi shtet të fortë. Kriza që ka përfshirë PD, si partinë më të madhe në opozitë, e bën edhe më të vështirë që qeveria të ketë kritika e zëri i qytetarëve që votuan për opozitën të dëgjohet. Ndaj PD-ja një orë e më parë duhet të kthehet si opozitë e plotë në Kuvend, e jo të vijojë përçarjen.
Qeveria duhet ti dalë zot vendit, ose në të kundërtën, të gjithë do të çmendemi dhe vrasësit do të marrin në kontroll Shqipërinë.