Shqipëria në syrin e italianëve? Hila: Emisioni nga ”Rai3” u pa nga 5 mln njerëz, si një perlë e vogël për t’u vizituar

Media italiane ”Rai3”, e ka kthyer në kryefjalë Shqipërinë në reportazhet që po bën, por edhe së fundi me intervistën që i mori kryeministrin Edi Rama. Gazetarja Ornela Hila u pyet cili është përceptimi i italianëve, pas dokumentarit për Shqipërinë. Hita theksoi se dokumentari është parë nga 4-5 milionë njerëz.

Ajo shtoi se marrëveshja për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë nuk është komentuar pozitivisht, por nga ana tjetër Shqipëria është parë si një perlë e vogël për t’u vizituar.

”Dokumentarin e RAI3 e kanë parë 4-5 milionë njerëz. Rama është kritikuar nga qendra e së majtës. Marrëveshja nuk është komentuar pozitivisht, sidomos nga e majta, që e kanë parë këtë akord si shpëtuese elektorale për Melonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga pikëpamja politike, Meloni është e fituar sepse mbajti premtimin, pasi Gjadri do të funksionojë nën juridiksionin italian. Në sondazhet politike kryeministrja Meloni vazhdon që të jetë në krye.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas erdhi edhe njohja e pensioneve. Kishte 15 vite që flitej njohja e pensioneve dhe ky ishte premtim tjetër i mbajtur i Georgia Melonit. Marrëveshja për emigrantët dhe njohja e pensioneve kanë qenë në interes të të dyja palëve.

Ajo që bën përshtypje është se Shqipëria është parë si perlë e vogël për t’u vizituar. Për fat të mirë, Shqipëria ka një perceptim pozitiv për turizmin”,-tha në ”News 24”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?