Shqipëria shembull për liberalizimin e vizave në 2011 dhe turp në 2019!

Nga Petrit Vasili

Shqipëria shembull për liberalizimin e vizave në 2011 dhe turp në 2019. Ja fakti.

Sot dëgjojmë gënjeshtra të pacipa nga të gjithë këta karnavalet e qeverisë lidhur me Europën, që sipas këtyre na e paska ajo fajin për negociatat.

Faktet flasin vetë, budalleqët e këtyre i merr era.

Vetem një vit pas liberalizimit të vizave pikërisht në 2011, kur mund të pritej një lumë kërkësash për azil në Europë kjo gjë nuk ndodhi, bile Shqipëria ishte një vend shembull në Ballkan dhe kjo konfirmohej në atë kohë nga Malstrom, Komisionerja për Çështjet e Brendshme në BE.

Ndërsa sot, Shqipëria është vendi i dytë në kërkesat për azil, deklaroi presidenti francez Makron.

Çfarë ka ndryshuar në Shqipëri? Shumë e thjeshtë, qeverisja.
Është në pushtet Edi Rama dhe një tufe të paaftësh që i kanë hapur dyert krimit dhe që i detyrojnë shqiptarët që të ikin masivisht.

Europa ka qenë shumë objektive në vletesimet e saj.

Europa liberalizoi vizat dhe po Europa na e dha Statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Por Europa nuk mund të gënjejë shqiptarët siç bën përditë Edi Rama me ta duke shitur pallavra propagandistike të pështira.

Ja ku e keni shembullin më poshtë:

Lexoni vetë deklaratën e Komisioneres për Punët e Brendshme Malstrom për “ABC News” në vitin 2011 pas takimit të Ministrave të Brendshëm të Europës.
Pikerisht një vit pas liberalizimit të vizave dhe kur teorikisht pritej që shqiptaret të iknin masivisht përkundrazi ishin Maqedonia dhe Serbia vende problematike, ndërsa Shqipëria ishte vend shembull.

Pyetje: A është e vërtetë se Shqipëria është aktualisht më joproblematikja nga vendet e Ballkanit për respektimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen?

Përgjigje, Malstrom:

“Nuk po i klasifikojmë vendet kështu, por jam shumë e kënaqur që liberalizimi i vizave me Shqipërinë po ecën mirë.

Ne kemi diskutuar sot mbi liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit, ky nuk është një sekret.

Për ne liberalizimi i vizave është në shumë drejtime një sukses i madh dhe të gjitha shtetet anëtare janë të ndërgjegjshme për këtë.

Por ka disa probleme si me Maqedoninë dhe Serbinë nga të cilët arrin një fluks i madh azilkërkuesish në Bashkimin Europian.”

SHKARKO APP