Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, ministri Hasani: Arritje e madhe

Shqipëria është zgjedhur anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-2026. Lajmi është bërë publik nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Një tjetër arritje e madhe e politikës së jashtme dhe diplomacisë; një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare. Këtë herë plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e Të Drejtave të Njeriut kudo dhe për të gjithë”, shkruan Ministri Hasani në rrjetet sociale.

Vendi ynë do të bashkëpunojë ngushtë me shtetet e tjera anëtare të OKB-së, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gjithë partnerët për zbatimin e këtyre angazhimeve.

Këshilli, i cili është i ngarkuar me përgjegjësinë për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e njeriut në nivel global, përbëhet nga 47 shtete anëtare të zgjedhura me votim të fshehtë nga shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme.

SHKARKO APP