Shqipëria zgjohet me një gjobë më shumë nga Edi Rama
Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.
Në formë simbolike është vënë dhe kjo gjobë tek xhami i makinës, për tu rikujtuar shqiptarëve se krahas gjobave të shumta që marrin çdo ditë, u shtua dhe kjo shumë e majme që duhet të paguajnë shqiptarët nga xhepi i tyre dhe kjo për shkak të arrogancës dhe arbitraritetit të Edi Ramës.