Shqiptarët e listës ”Rama”, Shehu: Ku humbi “Lasgushi”?

Pandemia e Covid-19 ndërpreu çdo lëvizje si nga toka apo dhe nga ajri dhe kështu shqiptarët mbetën në vende të ndryshme të botës. Për të ndihmuar në riatdhesimin e tyre, qeveria ”Rama 2”, caktoi një listë me kriteret se kush do të kthehet. Nga ana tjetër, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu përmes një postimi në facebook, thotë se qeveria ka detyrim kushtetues për të gjithë qytetarët e sajë dhe që sot sipas tij, kryeministri Edi Rama ka lënë në rrugë qindra shqiptarë. ”Nuk kemi të bëjmë këtu me biletat për një film a ndeshje futbolli që mbaruan, kemi të bëjmë me një detyrim kushtetues të shtetit ndaj qytetarëve të tij, me një operacion shpëtimi të detyrueshëm dhe që secili shtet i përgjegjshëm po e realizon me të gjitha mjetet; dhe mjetet e mundësitë janë edhe për ne. Listat janë bërë prej kohësh, deklaron Kryeministri, duke lënë në mes të rrugëve qindra banues vetëm në Shqipëri, shumicën pa mjete jetese”.

Postimi i plotë

Deklarata e Rames sot, plot cinizem e papergjegjeshmeri! A mund te na shpjegoje Kryeministri si mund ta “perkthesh” ndryshe deklarimin e tij se “vendet per te kthyer shqiptaret e mbetur jashte jane mbushur qe perpara se te fillonte operacioni”!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kemi te bejme ketu me biletat per nje film a ndeshje futbolli qe mbaruan, kemi te bejme me nje detyrim kushtetues te shtetit ndaj qytetareve te tij, me nje operacion shpetimi te detyrueshem dhe qe secili shtet i pergjegjshem po e realizon me te gjitha mjetet; dhe mjetet e mundesite jane edhe per ne. Listat jane bere prej kohesh, deklaron Kryeministri, duke lene ne mes te rrugeve qindra banues vetem ne Shqiperi, shumicen pa mjete jetese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Une pyes: Kush i ka bere keto lista, mbi cfare kriteresh, kur u be kjo, sepse kriteret Ministria e Jashteme i shpalli vetem para dy ditesh? Dhe akoma me keq u kerkon qe te mos telefonojne as ne ambasadat tona, ne vend qe deri sa te transportoheshin te identifikohen, te bashkepunohet me Kryqin e Kuq, Gjysem Henen e Kuqe, Caritas etj kudo ku jane per t’i ndihmuar sa me shume, akomoduar, dhene hua nga shteti yne, etj.

Dhe dicka ne fund, duke mos i sjellur e abandonuar ata nuk “mbrohet” Shqiperia, sic Rama deduktoi, perkundrazi, dhe ata jane pjese e Shqiperise. Shqiperia e ata mbrohen duke i ndihmuar e trasportuar drejt atdheut sipas te gjitha rregullave epidemiologjike, gje qe mungoi krejtesisht ne te kthyerit e djeshem. Ku humbi “Lasgushi” keshtu!?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?