Shqiptari i “pamëshirshëm” që bëri kasaphanën në Athinë
Masakra në Athinë tani ka emra dhe ngjarja është zbardhur. Armando Lamaj, 46 vjeç dhe Andon Tefi, 48 vjeç, janë dy shqiptarët të cilët mbetën të vrarë, bashkë me një 23-vjeçar, mbrëmjen e së shtunës pas përplasjes mes bandave shqiptare në Athinë. Ata ishin shpërndarës kokaine.
Sipas ”Report Tv”, Armando Lamaj dyshonte se Andon Tefi ishte “spiuni”, duke i dhënë informacione policisë. Mëngjesin e së shtunës ata u takuan për t’u sqaruar. Lamaj bashkë me miq e familjarë të tij i kishin zënë pritë Tefit. Ky i fundit mbërriti në takim me një “Mercedes-Benz”, ku ndodhej bashkë me një femër, ndërsa pala tjetër mbërriti me 2 automjete dhe 1 motor. Tefi hapi zjarr i pari duke qëlluar ndaj Armando Lamajt.
Pastaj qëlloi në drejtim të një prej automjeteve, duke plagosur dy persona. Një nga të plagosurit, pikërisht 23-vjecari shqiptar, tentoi të largohej, por Tefi e goditi me makinë. Në këtë moment Tefi largohet dhe drejtimin e mjetit e merr 43-vjeçarja shqiptare, e cila i hipën sipër me makinë të riut shqiptar.
Tefi rrëmben nga një kalimtar një automjet tip “Toyota Yaris” dhe drejtohet për Agious Anargirous. Aty hyn në një karburant dhe grabit 30 euro. Hipën në makinë dhe i drejtohet një bari në zonë, ku edhe aty grabit 20 euro. Sapo del nga bari, pikaset nga policia, e cila i bën thirrje për t’u dorëzuar, por ai hap zjarr ndaj tyre. Aty ndodh shkëmbimi, ku plagosen dy policët dhe vritet Andon Tefi. Pranë tij u gjet një pistoletë e llojit “CZ”. Tefi ishte po ashtu pjesëtar i një organizate kriminale.