Shqyrtohet sot mandati i deputetit të Frrokut

 

Sot pasdite pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve Rregullores dhe Imunitetit për të diskutuar mbi mandatin e Mark Frrokut si deputet, i cili ka munguar prej 6 muajsh në Kuvend.

Mbledhja do të mbahet në 18:00 dhe interpretimi që Këshilli do ti bëjë kërkesës është nëse Frrokurt do ti hiqet mandati, apo mungesa e tij do të quhet e justifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, Gjykata në Belgjikë shtyu seancën gjyqsore ndaj deputetit shqiptar Mark Frroku.Shkak për këtë vendim sipas deputetit Frroku është bërë mungesa e prokurorit të cështjes.Deputeti i parlamentit shqiptar akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit me 5 mars të 1999 në një stacion treni në Bruksel.Frroku ishte dënuar me 10 vjet burg, por çështja u kthye për rigjykim pas ankimimit të avokatëve për shkeljet proceduriale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurti mendohet se shoqërohej nga një vajzë me inicialet L.A, e cila shfrytëzohej për prostitucion nga njëri prej vëllezërve të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?